Barca refuzon të paguajë klauzolën e Martinez
5 Korrik 2020
Barcelona nuk është gati të paguajnë klauzolën e yllit argjentinas të Inter, Lautaro Martinez.
Tash e disa kohë, Lautaro lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, por çmimi i tij po del të jetë i lartë për katalanët.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona nuk synon të paguajë 111 milionë eurot e klauzolës së Lautaro.
Klauzola e tij skadon të martën, por Barca kanë besimin se mund të arrijnë një marrëveshje tjetër.
Katalanët planifikojnë të negociojnë me Inter sapo Serie A të përfundojë, dhe ndoshta në gusht të arrijnë marrëveshje.
Oferta me para + lojtarë është në mesin e opsioneve për Barcelonën, në tentimin për të siguruar kartonin e Lautaro.