Ousmane Dembele është një nga talentët më të mëdhenj të botës së futbollit

Ousmane Dembele është një nga talentët më të mëdhenj të botës së futbollit

20 vjeçari po kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës, e cila është e gatshme të thyej rekorde për ta sjellë yllin e Borussia Dortmund në Spanjë, shkruan rtv21.tv.

Drejtori i sportit Robert Fernandez është fans i madh i talentit francez, që ka kontratë me Borussia Dormundin deri në vitin 2021, raporton Bild.

Transferimi me gjasë do të thyente rekordin e transferit më të shtrenjtë në Bundesliga, duke tejkaluar shumën që u pagua për Kevin De Bryne në vitin 2015, kur Manchester City e kishin transferuar për 75 milionë euro./21Media