Klubi dëshiron t’i shesë gjatë afatit dimëror

Klubi dëshiron t’i shesë gjatë afatit dimëror

Barcelona është gati të lejojë mesfushorët Ivan Rakitic, Carles Alena dhe Riqui Puig të largohen gjatë afatit dimëror.

Treshja nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e Ernesto Valverde, i cili preferon mesfushën prej Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Arthur.

Arturo Vidal dhe Sergio Roberto janë dy lojtarët e tjerë të cilët kanë të drejtën për të luajtur para tyre.

Mediat spanjolle thonë se klubi blaugranas dëshiron t’i shet gjatë afatit dimëror.

Rakitic është i lidhur me një transferim në Itali ose Francë, Alena është i kërkuar nga Real Betis dhe Tottenham, ndërsa nëse të dy largohen atëherë Puig mund të qëndroj në skuadër.