Ka përfunduar ndeshja e javës së 30-të në La Liga, ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës me rezultat të barabartë 0:0.

Me 62 pikë Barcelona numëron një ndeshje më shumë se Real Madrid, të cilët tani me një fitore eventuale barazohen me pikë me katalanët, madje nëse regjistrojnë fitore me tri gola diferencë, marrin kreun e tabelës.

Ndërsa, Sevilla mbetet në pozitën e tretë me 52 pikë. /21Media