Barcelona është e gatshme të lerë pesë lojtarë të largohen në afatin kalimtar të janarit, me francezin Ousmane Dembele në mesin e tyre si emër i madh.

Gjigandët katalunas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Koeman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij në afatin e dimrit.

Koeman është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Dembele pritet t’i tregohet dera e daljes së bashku me Junior Firpo, Samuel Umtiti, Carles Alena dhe Martin Braithwaite.

Të pesë lojtarët nuk janë parë si pjesë thelbësore e skuadrës së Koeman dhe klubi është i gatshëm të lejoj largimin për të fituar të holla.