Barcelona mund të provojë një lëvizje shokuese në afatin kalimtar të janarit për të padëshiruarin e Arsenalit, Shkodran Mustadin.

28 vjeçari i cili është në përfundim të karrierës së tij më Arsenalin dhe nuk ka interesim nga asnjëra palë për vazhdimin e saj mund të provojë nja aventurë të re në “Camp Nou”.

Sipas “Diario Sport”, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e sheh Mustafin si një zgjidhje emergjente për problemet në mbrojtje.

Mustafi ka realizuar nëntë gola në 146 paraqitje më fanelën e Arsenalit, por në këtë edicion ende nuk ka pasur asnjë paraqitje për shkak të lëndimit.