Barcelona e konfirmoi se Miralem Pjaniq ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Pjaniq nuk është ndier mirë në ditët e fundit dhe kjo është arsyeja pse iu nënshtrua një testi për COVID-19 dje. Doli pozitiv. Lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në izolim shtëpiak”, njoftoi klubi katalanas./21Media