Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitore kundër Alaves me rezultat 5:0, në ndeshjen e xhiros 38 dhe të fundit në La Ligë.

Golat për skuadrën katalonase, e cila tashmë ka humbur titullin e kampionit, i shënuan Ansu Fati në minutën 24, Lionel Messi ‘34, ’75, Luis Suarez ‘44 dhe Nelson Semedo ‘57.

Barcelona përfundoi garat në La Liga në pozitën e dytë me 82 pikë, ndërsa Real Madrid është kampion me 86 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.