Përfundoi ndeshja tejet interesante ndërmjet Barcelonës dhe Valencias e zhvilluar në “Camp Nou”, nga e cila nuk pati fitues pasi në fund të 90 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë 2-2.

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 29’ me golin e realizuar nga Diakhaby, por pastaj Barcelona reagoi shpejtë dhe shënoi dy gola përmes Lionel Messit (45’) dhe Araujos (52’).

Por, Valencia nuk u dorëzua dhe ia doli që ta barazojë rezultatin në 202 në minutën e 69’ përmes Maxi Gomezit.

Pas xhiros së 13-të, Barcelona ka 20 pikë në vendin e pestë, kurse Valencia i ka 14 pikë në vendin e 13-të.