Barcelona kalon në finale të Superkupës së Spanjës
14 Janar 2021
Është dashur të ekzekutohen edhe penalltitë për të kuptuar se kush do të jetë finalisti i parë i Superkupës së Spanjës.
Nga 90 minutëshi i rregullt ndeshja Real Sociedad – Barcelona përfundoi me barazim 1-1.
Frankie De Jong e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 39’ pas asistimit të Antoine Griezmann, por më pastaj shifrat i barazoi në minutën e 51’ Oyarzabal.
Pas penalltive më e suksesshme u tregua skuadra e Barcelonës e cila fitoi me rezultat 3-2.
Barcelona do të ballafaqohet në finale me fituesin e ndeshjes së nesërme ndërmjet Real Madridit dhe Athletico Bilbaos nga ora 21:00.