Barcelona ka fituar ndaj Cornellas si mysafir me rezultat 2-0, në kuadër të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Barcelona kishte shumë raste në këtë ndeshje, por arriti të shënojë vetëm pas kohës shtesë.

Ousmane Dembele shënoi në minutën e 92-të për 1-0. Ndërsa, kur pritej qe ndeshja të mbyllej edhe Martin Braithwaite shënoi golin për 2-0.