Barcelona mban një minutë heshtje për Maradona-n
27 Nëntor 2020
Të mërkurën më 25.11.2020, bota humbi legjendën e futbollit, Diego Maradona.
Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditjeje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij.
Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.
Barcelona sot nderoi Maradona-n me një minutë heshtje.
Në videon e publikuar nga vetë klubi, Messi shihet shumë i prekur dhe qëndroi gjatë gjithë kohës i përlotur dhe me kokën ulur.
The minute’s silence before training in memory of Maradona 🥺 pic.twitter.com/qIrwgLBqSE
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2020