Barcelona mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të të rinjve, 18-vjeçarin Xavier Mbuyamba.

Holandezi shtatlartë që konsiderohet në vendlindje si një Van Dijk i ardhshëm për kombëtaren, ka kontratë deri në 2023, por sipas agjentit të tij klubet më të mëdha duan ta marrin për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i talentuar është stërvitur shumë here këtë sezon me ekipin e parë pavarësisht se nuk ka luajtur por tashmë për kartonin e tij është betejë mes Real Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich.