Rezultatet dhe performancat nuk janë përmirësuar në Nou Camp qysh kur trajneri veteran Quique Setien mori përsipër skuadrën në muajin janar, dhe drejtorët e klubit janë gati për të vepruar.

Barcelona janë të gatshëm të shkarkojnë trajnerin Setiean nëse deri në fund të vitit nuk ndryshojnë rezultatet në mënyrë drastike dhe ata e fitojnë titullin e La Ligës, ose Ligën e Kampionëve.

Trajneri veteran që erdhi në krye të klubit në muajin janar duke zëvendësuar Ernesto Valverden ka humbur besimin në zhveshtoren e Barcelonës, teksa edhe bordi i klubit janë të pakënaqur me përformancat e fundit, shkruan rtv21.tv.

Nëse këto përformanca dhe rezultatet nuk ndryshojnë në mënyrë drastike deri në fund të sezonit, kuptohet qartë se Setien do të shkarkohet këtë verë.

Setien nuk ishte zgjedhja e parë në muajin janar për të marrë pozitën e trajnerit të Barcelonës, mirëpo kjo u bë pas refuzimit të pozitës nga Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez./21Media