Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, ka refuzuar ta blejë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, sezonin e kaluar.

Katalonasit kanë kohë që kërkojnë një pasardhës të Luis Suarez dhe kanë menduar të bënin një lëvizje për Martial.

Jose Mourinho ka qenë trajneri i Djajve të Kuq në atë kohë dhe nuk i ka dhënë shumë hapësira në formacion francezit.

Sipas The Athletic, përgjegjësit e merkatos së Barcelona-s i kanë sugjeruar klubit emrin e Martial, por Abidal kishte shumë dyshime.

Ish-mbrojtësi ka qenë i shqetësuar për sjelljen e sulmuesit.