Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku një muaj më parë, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri shprehej kundër listave të hapura.

Për Bardhin, kryeministri Edi Rama nuk e ka hallin te qytetarët, por është i trembur nga ndryshimi që po vjen.

‘Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin”, ka shkruar ai në Facebook.