Barthes: Libri krijon kuptimin, kuptimi krijon jetën
22 Dhjetor 2020
Disa thënie nga Roland Barthes, teoricien francez, kritik letrar dhe semiolog i shquar me ndikim të madh gjatë shekullit të kaluar.
Barthes ndikoi në zhvillimin e disa shkollave letrare teorike, duke përfshirë strukturalizmin, teorinë sociale, antropologjinë dhe post-strukturalizmin.
“Të folurit është fenomen fiziologjik; të dëgjuarit është akt psikologjik.”
“Secili nga ne ka ritmin e tij të vuajtjes.
“Ligjërimi nuk është kurrë i pafajshëm”
“Libri krijon kuptimin, kuptimi krijon jetën.”