Balla: Shqipëria i bëri detyrat

Balla: Shqipëria i bëri detyrat

Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, është i bindur se Komisioni Evropian do të rekomandojë të martën hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas tij, rekomandimi nuk do të shoqërohet me asnjë kusht, pasi detyrat e shtëpisë tashmë mund të konsiderohen të plotësuara.

Por zyrtari i lartë socialist ngre shqetësimin për politikën që luan kreu demokrat Lulzim Basha gjatë periudhës së fundit, madje edhe gjatë vizitës që kundërshtari politik po zhvillon në Berlin.

Për Taulant Ballën, reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj me largimin nga sistemi i gjykatësve të korruptuar janë sinjal i qartë që i jepet institucioneve të BE-së, për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.