Lideri i opozitës së bashkuar në Shqipëri, Lulzim Basha ka nisur vizitën e tij dyditore në Kosovë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i shoqëruar me disa prej vartësve të tij në parti është pritur nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Ndërkohë pas takimit pritet të ketë konferencë të përbashkët për medie.

Kurse, gjatë ditës Basha pritet të takojë liderë të tjerë institucionalë e politikë.