Thaçi: Është jetike të ketë konsensus në dialog me Serbinë.- Hoti: Procesi i dialogut është politik dhe jo teknik.-Basha: Mbështesim Kosovën në ruajtjen e pavarësisë .-Osmani: Ideja për shkëmbimin e territorit, kundër interesit të Kosovës

Thaçi: Është jetike të ketë konsensus në dialog me Serbinë.-
Hoti: Procesi i dialogut është politik dhe jo teknik.-Basha: Mbështesim Kosovën në ruajtjen e pavarësisë .-Osmani: Ideja për shkëmbimin e territorit, kundër interesit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaci kërkon nga përfaqësuesit politik që të jenë unik në procesin e dialogut me Serbinë. Thotë se ky proces nuk duhet të jetë teknik, por duhet të ketë përfundimin me njohje reciproke. Ndërsa, kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se assesi Qeveria nuk pranon dialog teknik. Bëri me dije se të enjten koordinatori shtetëror për dialog, do të zhvillojë  takim në Bruksel, ku do ta hartojë draftin e marrëveshjes finale. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, bëri të ditur se të premten në orën 12:00 kryeministri, Avdullah Hoti, do të ftohet për raportim. Këto komente u bën gjatë takimeve me kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Basha ofroi mbështetjen në procesin e dialogut.(Teksti- Burim zARIQI, kamera- Orhan BYLYKBASH)./21Media