Lideri Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar në Shqipëri, Lulzim Basha  ka premtuar se si “kryeministër i ardhshëm” ndër vendimet e para të tij do të jetë largimi i taksës rrugore ndërmjet dy shteteve shqiptare.

Pas përfundimit të takimit ndërmjet tyre, përmes një konference për medie, Basha përshëndeti rifillimin e dialogut me Serbinë, me qëllim siç tha njohjen reciproke.

Ndërsa, nikoqiri i takimit, kryeministri Avdullah Hotin tha se e ka njoftuar për pakon e rimëkëmbjes, gjendjen me pandeminë dhe dialogun me Serbinë.

“E informova për aktivitetet që po i bëjmë për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve me një program për rimëkëmbjen ekonomike dhe për proceset e rëndësisë nacionale siç është procesi i dialogut”, tha Hoti duke e falënderuar Bashën për mbështetjen e vazhdueshme./21Media