Kryetari i PD-së të Shqipërisë, Lulzim Basha është i bindur se vullneti i popullit në kutitë e votimit të panumëruara është për PD e Aleancën për Ndryshim.

Në një dalje për median, Basha akuzoi PS se po përpiqet të bllokojë numërimin pasi ka kuptuar se ka humbur në zonat që i quante bastione të saj

“Qendrat e para që numërohen janë qëndra që përcaktohen nga partia në pushtet dhe favorizojnë atë. Thënë kjo PS ka humbur thellë numrin e votave të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura në Përmet, Memaliaj.

Sistemi është bërë I tillë që të nisin me kutitë ku PS të ishte më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe një rritje të numrit të votave për PD e koalicionin për Ndryshim. Ky është fillimi, pas kutive ku shpresonin që ishin bastion por qartësisht u ndëshkuan,  si zona 10 në Tiranë.

PD ka një rritje 30%  e PS rënie prej 200 votash, do të vijë dhe radha e kutive të tjera. Ajo është e qartë se kur janë ndëshkuar në ato që konsiderohen bastione presim që vota për ndryshim të vazhdojë e fitorja e aleancës për ndryshim të konfirmohet kudo.

Ata që e dinë se me projeksionet aktuale se çfarë i pret në kutitë e tjera ti lënë lojrat. Ata kanë bllokuar numërimin në Kamëz e Paskuqan e po përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës, e kudo. Por le të vazhdojnë numërimin sepse vullneti i popullit është në kuti. Numërimi do të bëhet në mënyrë strikte.

Ashtu siç janë thyer në bastione, ndryshimi do të jetë i preshëm./oranews