Sipas Bashës,Tahiri duhet të arrestohet

Sipas Bashës,Tahiri duhet të arrestohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke i bërë thirrje Ramës të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë.

“Rama mos të ushtrojë presion ndaj Prokurorisë. Rama po ushtron presion për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Basha.

Ai u shpreh më tej se Tahiri duhet të arrestohet.

“Kjo çështje nuk duhet të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim”, u shpreh kreu i PD.

Sa i përket dorëheqjes së kreut të SHISH, Basha u shpreh se kjo tregon se Visho Ajazi Lika ka pasur presione politike.