Kryetari i PD, Lulzim Basha i përgjigjet sërish akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Teksa shefi i qeverisë vijon të tentojë të mbajë debatin tek raporti i Dick Marty-t, lideri i opozitës i kujton atij situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve: Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? Pse e ke shkatërruar ekonominë?Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!”, ka shkruar Basha në Twitter.

Më herët, po në Twitter, kryeministri Edi Rama vijoni me akuzat sa i përket raportit të Dick Marty-t, që sipas tij është votuar në 2011 nga PD dhe LSI, ndërkohë që nuk kursente as akuzat personale ndaj kreut të opozitës./oranews