Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar sot para Komisionit parlamentar që e mbikëqyr këtë institucion. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura e pas përfundimit të saj ka folur vetëm deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha sipas së cilit, për shkak të agjendës së shefit të AKI-së, raportimi ka qenë i shkurtë. Ai tha se kjo mbledhje do të vazhdojë një ditë tjetër./21Media