Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka uruar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin. Në një shkrim në Twitter, Basha u shpreh se PD-ja do ta përkrahë përherë Kosovën.

“Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.”, ka shkruar Basha në Facebook.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti, me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra./21Media