“Basha, vegël e Ramës”, Berisha tregon çfarë do të dëshmojë në Prokurori për 8 Janarin

Në një prononcim nga shtëpia e tij para se të merrte rrugën drejt prokurorisë së Tiranës,  Sali Berisha sot tha se para organit të akuzës do të dëshmojë bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar, që sipas tij doli qartë si drita e diellit me 8 janar.
Berisha: Për më shumë ju ftoj sapo të ndal nga dera e prokurorisë ku do ju informoj hollësisht.
Ai theksoi se Basha është një vegël e qeverisë.
Berisha: Ata i ka dërguar Rama. Thirrem nga Rama dhe jo Basha.
Sa i takon lirimit të 34 të arrestuarve një ditë më parë, Berisha tha se Prokuroria duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm.
Tashmë, Flamur Noka gjendet nën hetim dhe për organizimin e tubimit.
Po ashtu, nesër është kërkuar të paraqiten dhe Lulzim Basha si dhe Gazment Bardhi.
Ky i fundit, deri më tani akuzohet për organizimin e rezistencës brenda selisë, ku fillimisht u tha se janë përdorur lëndë kimike si dhe është qëlluar në drejtim të protestuesve.
Lajmi i bë i ditur vetëm pak minuta pasi Gjykata e Tiranës vendosi të lërë të lirë 34 protestuesit e ndaluar më parë.
Prej tyre, 24 do të jenë në detyrim paraqitjeje  dhe për të tjerët është urdhëruar lirim i menjëhershëm./Oranews

Back to top button