Një numër i madh i bashkatdhetarëve edhe sot kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Ndërsa, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, aktualisht është një numër i madh i qytetarëve, të cilët po presin të afërmit e tyre.

Në një video shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana.

Përndryshe, përkundër masave dhe situatës me pandeminë COVID-19, numri i bashkatdhetarëve që ia kanë mësyrë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri të enjten në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtar.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi për Kp ka thënë se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 fluturime që kryesisht janë bashkatdhetar që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.