Pas 69 vitesh martesë lidhja e një çifti mund të jetë kaq e fortë sa për të jetuar bashkë deri në frymën e fundit

Ka ndodhur në një spital në Chicago, ku çifti argjentinas, Teresa 89 vjeçe dhe Isaac Vatkin, 91 vjeç, ndërruan jetë duke u mbajtur për dore vetëm me 40 minuta diferencë.

Për të dy nuk kishte më shpresa mbijetese dhe shtretërit e tyre u vendosën në të njëjtën dhomë, ku qëndruan për dore deri në sekondat e fundit.

Djali i tyre, Leo Vatkin ka publikuar fotot e prindërve të tij si foto profili dhe kopertinë në Facebook, në kujtim të prindërve.

Vajza, Klara në funeral theksoi fuqine e dashurisë së tyre të pafund.

“Nuk doja t’i humbja, por nuk mund të kërkoja më mirë se kaq, vdiqën për dore”, tha William nipi i çiftit./21Media

Couple Dies Holding Hands 40 Minutes Apart | PEOPLE.com