Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë kalimit tranzit të kufirit me Serbinë.

Përmes një komunikate të dërguar për media MPJD ka theksuar se duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë, rekomandohet që rrugëtimin për në Kosovë të planifikohet me kujdes të shtuar.

“Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë. Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar.”, thuhet në komunikatën e MPJD-së. /21Media