Bashkëlojtarët i kërkojnë Neymarit të vazhdojë të luajë për kombëtaren

Kolegët e Neymarit në Brazil, i janë lutur atij që të mos tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas një Botërori ndoshta, zhgënjyes.
Një numër yjesh të profilit të lartë të Brazilit, duke përfshirë Vinicius Junior, Rodrygo, Richarlison, Raphinha, Lucas Paqueta dhe Antony, i janë lutur të gjithë Neymar që të mos e lërë futbollin ndërkombëtar.
Anëtarët më të rinj të skuadrës në veçanti i kanë kërkuar Neymarit që të mos i lërë pas detyrat e tij në Brazil pas dhimbjes së zemrës.
Neymar dëshiron të marrë një pushim nga ekipi kombëtar me ndeshjet e vendosura për në fillim të vitit 2023, por nuk ka ndërmend të tërhiqet plotësisht nga futbolli ndërkombëtar./21Media

Back to top button