Bashkëluftëtarët i dëshirojnë mirëseardhje Nasim Haradinajt duke i shkuar në odën e tij

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është duke pritur sonte mysafirë të ndryshëm në odën e tij në Gllogjan, pas lirimit të tij nga burgu.

Të shumtë janë ata që po vinë ta vizitojnë e t’i urojnë mirëseardhje Nasim Haradinajt. Bashkëluftëtarë të tij, urojnë që edhe ish-krerët e tjerë që ndodhën në Hagë të lirohen sa më parë.

Bashkëluftëtarët e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt, janë shprehur të emocionuar e të gëzuar me ardhjen e tij.
Bashkëluftëtari i Haradinajt, Gëzim Avdimetaj rrëfen momentin emocionues gjatë takimit më të, ndërsa shton se ardhja e tij ishte befasi për të gjithë.

I gëzuar me ardhjen e Haradinaj është shprehur edhe komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Xhabir Zharku.

Haradinaj u lirua me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në vendim thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve.

Haradinaj është zotuar se “nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij”

Back to top button