Neslihan Atagul sot feston ditëlindjen

Neslihan Atagul sot feston ditëlindjen

Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul, e cila u bë e njohur me emrin “Nihan” te seriali turk “Kara Sevda” dhe “Neriman” te Fatih Harbiye, sot ka ditëlindjen.

Bukuroshja turke sot mbush 26 vjet. Me rastin e ditëlindjes, burri i saj aktori i njohur turk Kadir Dogulu ka përzgjedhur fjalët më të mira për të uruar bashkëshorten me një fotografi shumë të veçantë.

“Tash ti je 26 vjeçarja më e bukur. Duhet ta dish që çdo moment me ty është i veçantë. Urime ditëlindjen kuptimi i jetës sime”, ka shkruar ai sipër fotografisë.

Neslihan Atagul në vitin 2016 është martuar me aktorin shumë të pëlqyer në Turqi Kadir Dogulu. Historia e dashurisë së tyre ka filluar në shesh-xhirimin e serialit “Fatih Harbiye”, ku të dy ishin protagonistë.

Kur jemi te aspekti profesional, debutimi i saj i parë në seritë televizive ishte gjatë viteve (2006-2010) në Serialin Yaprak Dokumu, pastaj në filmin Araf. Pastaj u bë pjesë e serialit Canim Babam. Megjithatë, Nihan bëri bujë me rolin e saj në Fatih Harbiye dhe Kara Sevda, duke vazhduar pastaj me rolin e saj në Senden Bana Kalan. Ajo konsiderohet si njëra nga aktoret më të mira turke. Madje ajo njihet si “e ardhmja e Turqisë”./21Media