Çifti i njohur,  Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl po bëhen prindër për herë të parë. Martesa e çiftit do të bekohet me një djalë.

Kurioziteti i ndjekësve rreth shtatzënisë së këngëtares është i madh, ndaj ajo ka vendosur që të ju përgjigjet në Instagram.

Afërdita tregoi për momentin kur bashkëshorti i saj mësoi lajmin se do të bëhet baba.

“Ai nuk mund ta besonte! Unë po bërtisja dhe i tregova testin, por ai tha: ‘Nuk e besoj’, derisa doktori tha PO”, ka shkruar Afërdita.

E pyetur nëse dyshja ka menduar emrin për fëmijën, Afërdita ka thënë se nuk e kanë vendosur ende dhe se do të jetë e vështirë ta vendosin.

Ajo i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve tjera të ndjekësve të saj në Instagram./21Media

Afërdita Dreshaj