Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi-Blero dhe bashkëshortja e tij, Afrona Dika janë ndër emrat e dashur nga publiku. Duke qenë se kanë numër të madh të fansave në rrjete sociale, ata po tregohen aktiv në publikimin e imazheve dhe pamjeve të shumta nga përditshmëria e tyre, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te rrjetet sociale, së fundmi, modelja Dika ka publikuar tri imazhe në instagram, përmes së cilave ka treguar se ka ndryshuar paksa stilin e flokëve.

Në fotografitë e publikuara për 218 mijë ndjekësit e saj, Afrona duket bukur me flokët më të shkurtëra.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë martuar në vitin e kaluar. Dyshja për ditën e tyre më të rëndësishme kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin. /21Media