Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Rita ka botuar liberin e saj me titull “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”.

Këtë e bëri të ditur vet Kurti përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky libër ndihmon në kuptimin e diskutimeve politike të kohës për lirinë.

“Shtëpia Botuese ‘Palgrave Macmillan’ ka botuar librin e Ritës “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”. Ky libër ndihmon në kuptimin e diskutimeve politike të kohës për lirinë teksa bazohet në hulumtimin dhe studimin e tezës së saj të doktoratës”, ka shkruar Kurti në Facebook. /21Media