Shkrimtrai i njohur shqiptar, Bashkim Hoxha, përveç se njihet si prozator, ai vlerësohet edhe si njëri ndër dramaturgët më cilësor e produktiv. Veprat e tij janë inskenuar nëpër teatrot e Shqipërisë e Kosovës. Ai shquhet si mjeshtër i krijimit të situatave dramatike, dhe për nje sens të jashtëzakonshëm  humori.

Një nga komeditë e tij të  fundit është edhe ajo “TAG”, e cila pas inskenimit në Kosovë dhe Shqipëri dhe suksesit të madh që pati, duke qëndruar gjatë në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe pasi bëri të qeshin mijëra shqiptarë, tani është përzgjedhur të përkthehet edhe ne rumunisht. Për këtë ka njoftuar vetë auzori, Hoxha, në profilin e tij në facebook:

“Sot mora lajmin e mire se komedia ime TAG eshte perzgjedhur e perkthyer ne anglisht dhe rumanisht per t’u botuar ne Antologjine e Dramaturgjise bashkekohore dhe do t’i behet leximi skenik nga aktoret rumune ne kuader te Festivalit Nderkombetar te Sibiut, Rumani.
Ndaj kenaqesine time me miqte dhe ata qe duartrokiten versionin e venies ne skene te kesaj komedie me dashuri nga Teatri Kombetar ne Tirane dhe ata qe ne Kosove duartrokiten trupen profesioniste te Teatrit te Podujeves.”