Bashkimi Evropian vazhdon të dërgojë pajijsje mbrojtëse mjekësore për Ballkanin Perëndimor, kumtuan nga Komisioni Evropian.

Në kohë kur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri rritet mbarë Evropën, nga Bashkimi Evropian përmes rezervave të përbashkëta dhe Mekanizmit për mbrojtje civile, janë dërguar 130.000 maska mbrojtëse mjekësore, si dhe kostume mbrojtëse, në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, njoftoi Tanjug.

Në Bruksel njoftojnë se rezervat e përbashkëta evropiane të pajisjes mjekësore janë krijuar që t’u ndihmojnë vendeve, të cilat ballafaqohen me mungesë në kontekst te epidemisë së koronavirusit.

Në të njejtën kohë, Sllovakia përmes mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, i ofroi Maqedonisë së Veriut FFP2, FFP3 dhe maska kirurgjike, si dhe pako higjienike, batanije, tenda dhe gjeneratorë.

Kjo përkrahje vjen si shtesë të 520.000 maskave, të cilat tanimë janë dorëzuar nga rezervat e BE-së, me ç’rast Komisioni Evropian mbulon 100 për qind të harxhimeve dhe koordinon shpërndarjen.