Bashkimi Evropian reagon për plagosjen në Shtërpcë

Pas rastit të plagosjes së dy personave gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë, ka reaguar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano duke e dënuar ashpër këtë akt.
Stano ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend.
Ai ka uruar shërim sa më të shpejtë për dy të plagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri djalë i ri.
“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset.”, ka shkruar ndër tjerash Stano./21Media

Back to top button