Bashkimi sot shënoi fitore në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80:89 (24:18, 19:24, 14:23, 23:24), në kuadër të javës së 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 7:0, megjithatë, me kalimin e minutave Bashkimi u kthye në lojë, duke afruar rezultatin në 12:11, por, vendasit e përfundojnë çerekun e parë në të mirë të tyre 24:18. Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kaluan në epërsi 29:30 dhe më pas zhvillojë një lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundoi 43:42.

Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 13 pikë, 47:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:65. Në 10 minutat e fundit, bardhekaltrit arritën të afrojnë rezultatin në 77:81, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfoi në fund me rezultat 80:89.

Te Sigal Prishtina u dalluan:Meriton Ismaili me 18 pikë, Fisnik Rugova dhe Daniel Lekndreaj me nga 16 pikë dhe Seth Ladey me 13, kurse te Bashkimi më të mirët ishin: Sean Hoehn me 22 pikë, Kevin Robinson me 19 pikë dhe Musab Mala me 17.

Sigal Prishtina ka katër fitore dhe dhjetë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe gjashtë humbje.