Premtime edhe për ujë të pijshëm

Premtime edhe për ujë të pijshëm

Kundërmimi i ujërave të zeza që kanë dalë mbi sipërfaq po vështirëson jetën e banorëve të fshatit Sferkë në Klinë.

Kandidatët për kryetar të kësaj komune, Sokol Bashota nga PDK-ja dhe Zenun Elezaj nga AAK premtojnë që ky problem do të zgjidhet në vitin që po vjen.

Bashota tha se janë ndarë mjetet për të rregulluar kanalizimin në këtë fshatë.

“Kanalizimet që derdhen nëpër lumenj realisht jemi dakord edhe unë dhe kundërkandidati se don një numër të madh të mjeteve, pra një implant serioz“, tha Bashota, duke shtuar se rreth 50% e fshatrave në Klinë kanë ujë të pijshëm, ndërsa 50% i fshatrave të tjera planifikohet të mbulohen në këtë mandat, shkruan rtv21.tv

Elezaj tha se në vitin e parë që qeverisjes së tij do të bëhet rregullimi i kanalizimit. Ndërkaq ai thotë se kanaizimi në tërë qytetin dhe pjesën dërrmuese të fshatrave do të fillojë të ndërtohet në vitin e tretë të qeversijes, por ka frikë se nuk përfundon në këtë mandat.

Sipas Elezajt, brenda dy vjetëve të gjitha fshatrat e Klinës do të kenët ujë, pasi do të bëhet një ndërryhyrje emergjente në këtë sistem./21Media