Ish-sulmuesi i FC Prishtinës, Basid Khalid është transferuar te skuadra nga Tunizia, Esperance.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i ri i Khalidit, Esperance, në rrjetet sociale.

Khalid është prezantuar me fanellën e skuadrës së re mbrëmjen e sontme (e hënë). Khalid në stinorin e fundit në 14-të ndeshje i shënoi tetë gola për skuadrën maqedonase.

Kujtojmë se Khalid nga viti 2015 deri në vitin 2019 ishte pjesë e Prishtinës me të cilën në 105 paraqitje i shënoi 30 gola.