Flet për jetën e tij

Flet për jetën e tij

Basketbollisti i njohur amerikan, Lamar Odom u pendua për mënyrën se si përfundoi lidhja e tij me aktoren e mirënjohur amerikane, Taraji P.Henson.

Basketbollisti foli për lidhjen e tij me aktoren në vitin 2009, për të cilën u shpreh edhe në librin e tij “Darkness to Light: A Memoir”.

“Do të doja t’i kisha ndryshuar gjërat. Ishte më e vjetër se unë, por mësova shumë nga ajo sepse kjo ishte marrëdhënia më domethënëse si një i rritur që kisha me një grua me ngjyrë. E mbaja fotografinë e saj me vete. Nuk e di nëse dikush e ka ditur këtë”, tha ai.

Odom, i cili ka vajzën Destiny, 21-vjeçare dhe djalin Lamar Jr, 17-vjeçar, me ish-partneren e tij, Liza Morales, tha se Henson ishte inspirim për të derisa ishin bashkë, transmeton rtv21.tv

“Gjërat përfunduan me Tarajin, sepse unë isha i papjekur, nuk dija se si t’i tregoja se kisha rënë në dashuri me një grua tjetër, Khloe Kardashian”, tha ai.

Pasi një muaji lidhje, Odom dhe Kardashian, u martuan në shtator të vitit 2009 dhe u dokumentua në seritë televizive “Keeping Up with the Kardashians”. Martesa e tyre u kronikua në serinë e tyre, Khloe dhe Lamar.

Në autobiografinë e tij, Lamar tregoi se sa të lumtur ishin me Khloen në fillim të lidhjes. Ai shkroi se ishin çifti më i lumtur i Hollywood-it. Megjithatë, siç shkruan ai, u përpoq të luftonte varësitë e tij ndaj seksit dhe drogës.

Kur ajo kuptoi pabesinë dhe gënjeshtrat e tij, ata u ndanë dhe nuk u bashkuan më. Por, kur ai u hospitalizua dhe ishte afër vdekjes për shkak të overdozës, Kardashian qëndroi pranë tij, përcjellë rtv21.tv

Në vitin 2016, u finalizua ndarja e çiftit. Përderisa ai nuk vuan nga droga dhe filloi lidhjen me Sabrina Parr, në librin e tij tregoi se ende është në luftë me ‘demonët’./21Media