Basketbollisti Patrick Ewing është dërguar në spital për trajtim, pasi u konfirmua se është i prekur me koronavirus. Ylli i basketbollit tha se donte që ta bënte publik këtë lajm, për ta dëshmuar se koronavirusi mund ta prek cilindo.

Në një postim në Twitter, 57-vjeçari, i cili luajti 17 sezone në NBA tha se virusi është ‘çështje serioze’.

“Dua ta inkurajoj secilin që të qëndroj në shtëpi dhe të kujdeset për veten dhe njerëzit më të dashur. Tani më shumë se kurrë, dua t’i falënderoj punonjësit shëndetësor dhe çdonjërin në vijën e frontit. Do të jem më mirë dhe do t’ia dalim”, shkroi ai mes tjerash./21Media