Basketbollisti shqiptar mohoi ndarjen nga aktorja turke
18 Shkurt 2021
Basketbollisti me prejardhje shqiptare i cili luan për Turqinë, Cedi Osmani ka mohur lajmet se është ndarë nga aktorja turke, Ebru Sahin.
Dyshimet për ndarjen e tyre sipas mediave turke, filluan me rastin kur aktroja mbylli rrjetet sociale, por një e tillë nuk ndodhi te Cedi.
Ky i fundit, siç raportojnë mediat turke ka thënë se është shumë i lumtur me Ebrun dhe se janë duke kaluar ditë të mira së bashku.
Veç kësaj, basketbollisti ka publikuar edhe një fotografi të aktores në Instagram, teksa ka shprehur dashurinë e madhe për të./21Media
View this post on Instagram