Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim  ta shkarkojë nga detyra Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Shkarkimi vjen si pasojë e  performancës jo të kënaqshme   dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.”, thuhet në njoftimin e këtij bordi.

Po ashtu bëhet e ditur se në vend të Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i Infekologjisë./21Media