Bastisje në Ferizaj, konfiskohen rreth 20 mijë euro
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse gjatë ditës së sotme.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gramë.
Tutje bëhet e ditur se substanca është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht.
Gjatë operacionit është arrestuar kosovari Q.T., rreth 33-vjeçar.
“I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’. Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, njofton policia.