​Bastisje në një diskotekë në Prishtinë, ja çka u konfiskua aty

Policia e rajonit të Prishtinës mbrëmë rreth orës 22:00, ka kryer një operacion bastisjeje në përputhje me urdhër kontrollin e nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas Policisë, kontrolli u krye në një lokal (diskotekë), në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, me ç’ rast policia gjeti dhe sekuestroj njëmbëdhjetë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy thika, dy shufra metalike, një jelek antiplumb, një Spërkatës (Sprej), si dhe pesë shkopinj druri.

“Në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për gjashtë raste të ndryshme penale, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Back to top button