Pjesëtarë të EULEX-it, sot kanë shkuar në shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Disa vetura të EULEX-it të shoqëruara edhe nga ato të Policisë së Kosovës janë parë pranë shtëpisë së Thaçit në Prishtinë.

Thaçi dje dha dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Gjatë ditës së djeshme u dërgua në Hagë, së bashku me Rexhep Selimin e VV-së dhe Kadri Veselin e PDK-së.

Zyrtarë të EULEX-it janë futur edhe në shtëpinë e Kadri Veselit në Prishtinë./21Media