Trajneri ka falënderuar futbollistët

Trajneri ka falënderuar futbollistët

Futbollistët e Llapit kanë pranuar të ulin 50% rrogat e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit, që tash e 4 javë ka ndalur çdo aktivitet sportiv në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Kp, trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina.

Batatina shkurtimisht pështë shprehur se pas një takimi që kanë pasur me kryesin e klubë, së bashku me lojtarët kanë rënë dakord që të bëjnë uljen e pagave për 50%.

“Pas konsultimit të kryetarit të klubit me kryesinë dhe të gjithë lojtarët së bashku dhe me stafin teknik kemi vendosur që të ulim pagat për 50%, duke e ditur se Llapi ka paga shumë të larta kjo nuk do të ndikojë shumë tek lojtarët. Po shohim skuadra në Evropë që po zbresin 70% të pagave. Unë si trajner dua ti falenderojë , lojtarët dhe kapite in që të gjithë njëzëri kanë pranuar dhe nuk kanë dashur të komentojnë duke e ditur se jemi skuadra mas transparente dhe më korrekte me lojtarët që nga vitit 2013”, ka thënë Batatina.